Haradinaj kujton masakrën në Paklek: Që të jetojë i lirë shqiptari, ne bashkuam pushkët dhe shporrëm armikun jashtë

Haradinaj kujton masakrën në Paklek: Që të jetojë i lirë shqiptari, ne bashkuam pushkët dhe shporrëm armikun jashtë

Kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrës Paklek në 22 vjetorin e tye.

Ai tha se edhe pse kanë kaluar 22 vite nga kjo masakër gjurmët për këtë mizori edne janë të freskëta.

‘Edhe pse drejtësia heshti, nuk u zbehën kujtimet e as nuk u shua malli për ata që fëmijëria e tyre u rrëmbye nga barbarët! 

Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, njëzetedy vite pas Masakrës në Paklek të Vjetër, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën tonë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Tre fëmijët e Mehdi Muqollit ishin prej dhjetëmuajsh deri në katër vjeç.

Dorës barbare nuk i shpëtuan as vajzat e Qamil Muqollit, Liria gjashtëmuajshe dhe Florentina tri vjeçe, e as fëmijët e Fadil Muqollit, Egzoni katër vjeç, Ylberi dhjetë, Naseri dymbëdhjetë dhe Shehidja trembëdhjetë vjeçe.

Në Paklek, u ekzekutuan mizorisht edhe Fatos (Xhavit) Muqolli një vjeç dhe motra e tij Eronita katër vjeçe, pesë fëmijët e Ilmi Muqollit, Albulena (5), Agroni (10), Rexhepi (12), Fatmirja (17) dhe Vezirja (20), katër vajzat e Sinan Muqollit: Hafija, Sherifja, Elifja dhe Eminja nga dhjetë deri në njëzetedy vjeçare, fëmijët e Liman Muqollit, Mërgimi, Mirsadi dhe Menduhija nga pesë deri njëmbëdhjetë vjeçarë, djemtë e Ejup Carakut, Hasani dymbëdhjetë e Besarti trembëdhjetë vjeç.  Nuk shpëtoi as Avdullahu dymbëdhjetë vjeç e as katër djemtë e Ymer Elshanit’, shtoi tutje ai.

Ndër të tjera Haradinaj tha se përse drejtësia ka heshtur për këtë krim makabër ndaj tri familjeve të pambrojtura.

‘Përse kjo urrejtje? Përse të sulmohen tri familje të pambrojtura? Përse të vriten fëmijët e nënat e tyre? Përse të digjen kufomat? Përse drejtësia heshti para këtij krimi makabër? Që të jetojë i lirë shqiptari, ne bashkuam pushkët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shporrëm armikun jashtë. Pas çlirimit, vazhduam me TMK-në dhe FSK-në, të cilën e transformuam në ushtri. Ushtri që nuk do të lejojë që populli ynë të ripërjetojë dhembjet që u shkaktuan mbi ne për më shumë se tetë dekada okupimi. I përjetshëm kujtimi për të rënët,’ ka shkruar Haradinaj.