Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Rruga deri në liri, ishte e gjatë e me plotë paqartësi e vuajtje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e Kosovës, Ahmet Krasniqi në 22-vjetorin e rënies.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se rruga jonë deri në liri ka qenë e gjatë dhe me plotë paqartësi.

“Rruga jonë deri në liri, ka qenë shumë e gjatë, shumë e vështirë, me plotë paqartësi e me plotë vuajtje. Të gjithë ne që e kemi bërë cilin do hap në këtë rrugë, vërtet e ndjejmë hapin e tjetrit. Sot në njëzetedy vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.