Haradinaj: Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike në prag të zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, të cilit i ka shprehur mirëseardhje në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se ia ka konfirmuar vullnetin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në takim mikpritës me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.

E njoftova ambasadorin e ri me proceset aktuale politike në vend, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e gjashtë tetorit, etapë gjatë së cilës Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike.

loading…