Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai dhe familja e tij nuk kishin urrejtje për LDK-së dhe as për Ibrahim Rugovën para fillimit të luftës në Kosovë,

“Baba jem, Hilmia ka qenë anëtar i LDK-së, edhe Shkëlzeni… Unë i kom taku një ideologjie që e ka urrejt Rugovën. Nuk e kam mbërri kulmin e urrejtjes, edhe pse kam gravitu me njerëz që e kanë urrejt shumë atë”, ka thënë Haradinaj.

Ai për emisionin pressing të T7 ka folur gjerë e gjatë për fillimin e aktivitetit të tij ushtarak në Kosovë, qëndrimin në Zvicër, vrasjen e vëllait, Luanit, dhe tema tjera të kësaj natyre, shkruan Ballkani.info.

Haradinaj është pyetur edhe për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, nëse i ka njohur në vitet e para të të 90-ve.

“Kadrinë e kam takuar në Zvicër, para njerës prej ardhjeve në Kosovë, e Hashimin jo përpara, vetëm në Kosovë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se në takimin e parë në Zvicër me Veselin nuk ka kaluar mirë.

“Në atë takim nuk kemi kaluar mirë, sepse ai vetëm u keshke (qeshte), mos më të rrejt, edhe i tha do mendime të veta dhe nuk u pajtum diçka dhe ai u keshke ka folshim dhe mua nuk më pëlqej dhe nuk kaluam mirë”, ka thënë Haradinaj.

“Ai erdhi me do ide, çka bon çka nuk bon dhe nuk kaluam mirë. Keshi dy herë. Kur është tema serioze, nuk bën, e me qenë diçka tjetër na keshim bashkë”, ka thënë më pas kryeministri. /Ballkani.info/