Haradinaj: I tronditur nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë, shërim të shpejtë të lënduarve

Një autobus është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë.

I njëjti kishte një numër të konsiderushëm pasagjerësh, me ç’rast humbën jetën 10 persona dhe mbetën shumë të tjerë të lëduar.

Kjo tragjedi e ka tronditur kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj.