Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të nxitura nga shërbime dashakeqe.

Maqedonci ka komentuar raportimet e mediave ditëve të kaluara për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës 

E lidhur me këtë ka reaguar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“E dëgjova pak ministrin Maqedonci dhe konspiracionet e tij. Cili shërbim ka mundur të shtyjë Gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmërojë ndërprerjen e aktiviteteve të Ushtrisë nëse nuk e zgjidhni çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së?”, ka shkruar Haradinaj në lëshimin e tij në Facebook.