Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion që me urgjencë të procedojë katër projektligjet të cilat i kërkon Bashkimi Evropian, të cilat lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

Kjo kërkesë e kryeministrit ka hasur në kundërshtim të kryetares së këtij komisioni, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se opozita nuk është shkaktare e mos heqjes së vizave.

Debati për mundësinë e procedimit të këtyre katër projektligjeve për seancën e nesërme të Kuvendit është duke vazhduar, në të cilin po merr pjesë edhe Haradinaj.