Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është përplasur me analistin Rron Gjinovcin, duke e quajtur analfabet që për 10 vite nuk ka arritur ta përfundoj fakultetin.

Përderisa po bisedohet rreth AAKs’ë dhe punës së tyre në Qeveri, janë përplasur në “Pressing”, analisti Rron Gjinovci dhe deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.

“Ju jeni analfabet nuk keni mundur ta përfundoni fakultetin që 10 vite  Mentaliteti i yt majtist mu nuk më bënë përshtypje” , ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Gjinovci e ka mohuara një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë, është përgjigjur shkurt“, tha Gjinovci.

Gjinovci tutje e ka quajtur farsë Rimëkëmbjen Ekonomike duke ia përmendur ministrit të AAKs’ë, Selim Selimit. ish-këshilltarin Enis Qerka i cili u shkarkua javën e kaluar pasi mediet raportuar për një rast ku në veturëne tij ishin gjetur 133 kilogramë drogë.