Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kapitenin në FSK, Ismail Hoxhën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saja ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe.