Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e Aleancës.
Ai ka theksuar se po sheh një rritje të frymës 100% shtet tek qytetarët.
“Besimi për Aleancën po rritet. Fryma e krijuar në publik për konceptin 100% shtet është duke u rritur. Aleanca ka besim të plotë në fitoren e saj si rezultat i konceptit për mbrojtje të shtetit dhe në mandatin tjetër do e zhvillojmë ekonomikisht shtetin për qytetarët tanë”, deklaroi Haradinaj. /Ballkani.info/
loading…







