Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është deklaruar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, duke shprehur keqardhje që nuk po ka mirëkuptim nga ana e Vetëvendosjes që me gjet ndonjë mënyrë me kalu nga situata e krijuar në Kuvend.

Ai ka thënë se beteja politike nuk bëhet për konstituimin e Kuvendit, porse ajo fillon pas kësaj, për qeverinë.

Tutje, ai ka deklaruar edhe se ‘‘nëse VV-ja nuk gjen zgjedhje tjetër, ta shohim si do të ecim ma tutje, megjithatë mendoj që do të ishte edhe në interes të tyre që të propozojnë ndonjë kandidaturë unifikuese dhe të kaloj ky bllokim’’.

‘‘Me vjen keq që spo ka mirëkuptim edhe nga VV që mu gjet një mënyrë me kalu prej kësaj situate, ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari, nënkryetarët dhe të konsittuihhet Kuvendi. Deri tani Beteja politike nuk është zhvilluar asnjëherë për konsitutimin e Kuvendit, siç e dini beteja fillon me konstituimin e Kuvendit, për Qeverinë. Qëndrimet tona sa i përket qeverisë ju i dini, jemi për qeverinë e opozitës. Sa i përket konstituimit të Kuvendit jemi të interesuar, ashtu siç kemi qenë të interesuar të kalohet ajo bllokada për raportin për prezencën. Nëse VV-ja nuk gjen zgjedhje tjetër, ta shohim si do të ecim ma tutje, megjithatë mendoj që do të ishte edhe në interes të tyre që të propozojnë ndonjë kandidaturë unifikuese dhe të kaloj ky bllokim. Tani jemi të interesuar të konsultohemi si opozitë. Nuk është gjendje e mirë me mbajte kështu Kosovën, mujm me diskutu kush e ka përgjegjësinë, kush e ka fajin, të gjitha. Faji bjen mbi atë që s’ka shumicë, si ka votat dhe nuk jep ndonjë opsion bashkëpunimi. Nëse ju duhen votat tona, duhet me bashkëpunua. Zonja Haxhiu nuk është ndonjë kandidaturë unifikuese, aty është dallimi. Logjika jonë ka qenë që mos me u ndalë të kryetari i Kuvendit, por kandidatura është jo unifikuese dhe ajo po na pengon’’, ka thënë ai.

I pyetur për Fatmir Limajn, ai ka thënë se ky i fundit s’e merr votën e AAK-së.

‘‘Nuk besoj që e merr votën e Aleancës. Ideja me kushtëzu votën me zgjedhje, edhe për me shku në zgjedhje duhet dakordim i opozitës. Jam i interesuar me konstituar kuvendi. Nuk është situatë e mirë, duhet me gjete një rrugëdalje nga kjo gjendje’’, ka deklaruar ai.