Haradinaj: Bekë Berisha, mund ta nis një etapë të re të qeverisjes së mirë në Istog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor të mbajtur në Istog e cilësoi Istogun si vend i cili shquhet për njerëz të zotë, kurse kandidatin për kryetar, Bekë Berishën e cilësoi si njeri me vlera të larta dhe të guximshëm.

‘’Istog, më besoni sot se zgjidhja e problemeve tuaja, e çështjeve zhvillimore të jetës suaj është Bekë Berisha,’’ u shpreh ai.

‘’Bekë Berisha përmbledhë vlera të larta, së pari ato njerëzore, që është atdhedashës, di me respektu dhe me marrë vendime, është i guximshëm dhe nuk i frikësohet punëve më të vështira me i zgjedhë kur janë në interes të popullit,’’ ka shtuar Haradinaj.

Kreu i Aleancës tha se për Istogun është shpresë e madhe e rrugëtimit përpara me kryetarin Bekë Berisha për çështje zhvillimore, çështje të jetës dhe për interesa të qytetarëve.

‘’Duke shprehur falenderim për kontributin e asambleisteve dhe asambleistëve, Haradinaj u shpreh se secili prej tyre janë njerëz të respektuar dhe që e kanë ofru veten që në planin e ardhshëm qeverisës të dëshmohet zhvillimi dhe suksesi.