Haradinaj: Baca Adem përmes artit mbajti gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët

Kreu i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Adem Mikullovci.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Mikullovci përmes artit arriti të mbajë gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.

Adem Mikullovci vdiq sot në ora 00:20, menjëherë pas mesnatës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci.
Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.
Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehtë në paqe!

RH