Haradinaj: Asnjë dobi të investimeve amerikane Kurti s’mund t’i sjellë në Kosovë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur me tone kritike mbi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Ai në T7 ka thënë se kryeministri Kurti ka shëtitur në SHBA, pasi iu nevojiten dy javë ditë për takuar senatorë e kongresistë, gjë e cila sipas tij tregon një nivel jo të duhur.

“Kryeministri Kurti nuk e do Amerikën. Është armiku i investimeve amerikane në Kosovë. Albin Kurti dhe VV e kanë refuzuar investimin amerikan të Contur Global për termocentral me arsyetim banal se vetëm kinezët ndërtojnë termocentrale me qymyr. Kurti ka refuzuar gazsjellësin për Kosovën. Ky njeri ka menduar se mund ta mashtrojë Amerikën. Vetëm ka shëtitur. Asnjë dobi të investimeve amerikane Kurti nuk mund t’i sjellë në Kosovë. Fuqia e tij është shumë e vogël. Po shihet se të tjerët nuk ia hapën derën. Nuk mund të luash me ta (amerikanët). Ata e dinë se ky (Kurti) është shkaktari që i ka refuzuar dy miliardë dollarë”, ka thënë Haradinaj.