Baza ajrore taktike e NATO-s u hap sot në Kuçovë.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”.

“Kjo ceremoni e veçantë dhe e shumëpritur prej kohësh. Sot deklarojmë zyrtarisht hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Një ekip i jashtëzakonshëm ka punuar ditë e natë për ngritjen e kësaj baze. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s”, ka thënë ai.

Më tej Peleshi shtoi se gjithçka pritet në frontin e lindjes, dhe se vendi duhet të jete i përgatitur.