Hapet konkursi për punë në Gjermani, mijëra kosovarë presin radhën për të aplikuar

Qindra kosovarë janë mbledhur para zyrës ndërmjetësuese “B.S.B Aviation“ e cila gjendet në qytetin e Prizrenit, për të aplikuar për punë në Gjermani.

Interesimi i qytetarëve për të punuar jashtë vendit, është jashtëzakonisht i madh. Kompania “O.B.M Aviation”, Gjermani, ka ofruar  mbi 2.000 vende pune për aplikuesit nga Kosova.

Aplikimi është hapur sot, ndërsa aplikuesit do të informohen rreth punës që do ta bëjnë në shtetin gjerman. Sa do të jetë paga, kontrata e punës dhe informacione tjera të rëndësishme rreth udhëtimit.