Futbollistë cilësor

Hapet afati kalimtar i janarit, disa yje mund të ndërrojnë skuadër

Me ardhjen e vitit të ri, edhe në futbollin evropian është hapur miniafati kalimtar i janarit.

Shumë skuadra që luftojnë për titull do të provojnë të përforcohen për të arritur qëllimin, ndërsa përforcime do të kërkojnë edhe skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.

Shumë yje botërore janë përmendur se mund të ndërrojnë ambient në këtë muaj.

BBC ka përzgjedhur disa prej lojtarëve më të njohur që mund të largohen nga ekipet e tyre në janar:

Paul Pogba (Manchester United), Gary Cahill (Chelsea), Isco (Real Madrid), Adrien Rabiot (PSG), Matthijs de Ligt (Ajax), Christian Pulisic (Dortmund), Nicolas Pepe (Lille)