Lugina e Preshevës

“Hap i madh”, Mustafi komenton letrën e senatorëve drejtuar Blinken për diskriminimin e shqiptarëve të Luginës

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka komentuar letrën e senatorëve amerikanë Joni Ernst dhe Gary Peters drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Mustafi ka thënë për “Info Magazinë” se futja e Luginës së Preshevës në agjendën e ShBA-së “është një hap i madh”

“Megjithatë, çështja e krijimit e një agjende, sidomos futja e Luginës së Preshevës në agjendën e ShBA-së është një hap i madh”. – pohoi ai.

Më tej ai ka theksuar se në atë letë citohen raporte të BE-së dhe të Departamentit të Shtetit “mbi diskriminim e shqiptarëve të Luginë së Preshevës”.

“Madje, në vet letrën që i referohet theksohet se ka raporte edhe të BE-së, përmenden edhe raportet e DASH-it mbi diskriminim e shqiptarëve të Luginë së Preshevës dhe spastrimin e adresave që po bën Serbia. Avokimi ka të bëjë si futje në agjendën shtetërore.” – ka deklaruar Mustafi.