Handkes i reagon edhe Hoxhaj: Mori çmim si vlerësim për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka dekoruar shkrimtari Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.