Bedri Hamza

Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, e ka cilësuar qeverinë Kurti si qeveri pa rezultate.

Hamza në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nuk është e mjaftueshëm vetëm të fitosh zgjedhjet por duhet të vazhdosh të punosh, gjë të cilën sipas Hamzës nuk është duke e bërë qeveria Kurti.

“Rezultati zgjedhor ta mundëson me hy në zyre të kryeministrit për të punuar, dhe në bazë të punës pastaj elektorati prapë të vlerëson, nuk mjafton që ti të fitosh zgjedhjet, të vazhdosh të qeverisësh duke e përmendur që unë kam fituar 50.2 për qind me një lavdërim të tepruar, duke mos u koncentruar në përfundimin e punëve, por duke u fokusuar vetëm në ankesa dhe kritika në të kaluarën. Është qeveri pa rezultate”, ka thënë Hamza.

I pari i Komunës së Mitrovicës ka shtuar se ekonomia në qeverisjen e Albin Kurtit ka qenë krejtësisht e mbyllur duke e krahasuar me vitet e mëparshme.

“Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave konkrete, nëse e shikojmë normën e rritjes ekonomike si një tregues i rëndësishëm për performancën e ekonomisë, dhe nëse e krahasojmë periudhën 2007-2019 mesatarja e normës së rritjes ekonomike është afërsisht rreth 4.6 për qind, nëse e marrim vitet e fundit se qeveria aktuale ka manovruar dhe me shifra i referohet vitit 2021 dhe e krahason me vitin 2020, një vit ku ekonomia ka qenë tërësisht e mbyllur dhe po harrojnë se qeveria aktuale kryeministri aktual ka qeverisë edhe ne 2020 një pjesë të vitit dhe ka ndodh një mbyllje e tërësishme e ekonomisë pa asnjë përkrahje, pa asnjë masë ndaj bizneseve, dhe ndaj ekonomisë dhe kemi pas për herë të parë normë negative të rritjes ekonomike prej -5 për qind, dhe pastaj norma e rritjes ekonomike prej 10.7 për qind vjen pas një rënie 5.3 për qind”, theksoi ai.

VIDEO BONUS: