Hamiti: Pritshmëritë kaq të mëdha për Vetëvendosjen do t’i dëshpërojnë njerëzit

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka vlerësuar, siç i quan ai, pritshmëritë e mëdha të qytetarëve ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, si të rrezikshme.

Kjo, sipas tij, sepse mund të çojë në dëshpërim, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Hamiti këto deklarime i ka bërë në studion e ‘Pressing’, teksa ka pasur komente edhe për liderin e partisë opozitare.

“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet, por jo me rezultatin që presin. Ata po e ndjellin fitoren. Pritshmëria kaq e madhe do t’i dëshpërojë njerëzit. Do të paguhet një çmim për indoktrinimin që po bën VV’ja. E kanë një njeri (Albin Kurti), sipas të cilit sillet krejt bota rreth tij”, ka deklaruar ai.