Muhamet Hamiti

Hamiti: Kakofoni në diskursin publik të drejtuesve të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar liderët institucionalë të Kosovës për kakofoni në diskursin publik.

Ai ka thënë se ndryshe flet presidentja Osmani, ndryshe kryeministri Kurti e ndryshe kryediplomatja Gërvalla.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo shkakton çakordim edhe të publiku.

“Presidentja Osmani thoshte së voni s’e ska arsye për takim me Vuçiqin pa e ndëshkuar Serbinë për sulmin e 24 shtatorit . Zëvendëskryeministresha dhe ministresha e jashtme Gërvalla – Schëarz thoshte së voni se ‘Asociacioni ka vdekur’, ndërkohë që Osmani kërkonte që draftin e Asociacionit Kosova ta bënte së bashku me amerikanët. BE-ja po thotë sot se ka paraqitur draft për Asociacionin (‘modern’, sigurisht!) dhe se ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel. Militantët e Kurtit dhe të VV-së ende besojnë (a thua?) se Kurti s’e bën Asociacionin, ndërkohë që Kurti është dakorduar tashmë: se e bën. Madje për më shumë se kaq, për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë. Kakofoni në diskursin publik të drejtuesve të Kosovës. Edhe të publikut. Çakordim institucional, po ashtu. Keq, shumë keq për Kosovën”, ka shkruar Hamiti.