Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo ishte mysafir special i skuadrës Mercedes në Monaco, ku në fundjavë do të zhvillohet edhe gara e gjashtë sezonale e Formulës 1.
Portugezi është përshëndetur ngrohtësisht me yllin e Mercedesit, njëkohësisht kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamliton, ndërsa ky i fundit i ka dhënë kënaqësinë Ronaldos së vogël, që të ulet në njëvendëshen e tij “fluturuese”.










