Hamilton fiton në Bahrein, Ferrari tradhton Leclerc (VIDEO)

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein falë një paraqitje perfekte, por edhe falë gabimeve të rivalëve.

Anglezi ka parakaluar Sebastian Vettel në xhiron e 37-të, duke e detyruar gjermanin të bëjë një gabim dhe ta mbyllë garën në vendin e 4-t.

Më pas, anglezi ka arritur të marrë vendin e parë pasi ka parakaluar edhe yllin e ri të Ferrari-t, Leclerc, i cili ka kryesuar deri në xhiron e 48-të.

Një parakalim ky që ka ardhur për shkak të problemeve me motorin të plotit 21-vjeçar, i cili është parakaluar edhe nga Bottas, që ka zënën vendin e dytë.

Tjetër paraqitje zhgënjyese për “kokëkuqen”, që e nisi garën shumë mirë, por që e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme.

Renditja e pilotëve vazhdon të kryesohet nga Bottas, i cili ka 44 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 43, i ndjekur nga Verstappen me 27. Në vendin e katërt është Leclerc me 26 pikë, katër më shumë se shoku i tij i ekipit, Vettel.