Piloti

Hamilton është kampion, britaniku fiton titullin e pestë në F1

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton e ka përfunduar garën për çmimin e madh të Meksikës në pozitën e katërt, apo ka arritur të shpallet kampion i Formula 1 për vitin 2018.

Fituesi në Meksiko Siti doli holandezi, Max Verstapen, pilot i Red Bullit, i cili vendin e parë e mbajti gati gjatë gjithë garës dhe arriti fitoren e pestë në karrierë.

I dyti doli, Sebastian Vettel, ish kampion në Formula 1, i cili nuk dukej fare i lumtur me pozitën e dytë, shkruan Ballkani.info.

Në vendin e tretë u rendit Kimi Raikkonen, Hamiltoni i katërti, kurse pas tij, Valteri Bottas.

Britaniku Lewis Hamilton arriti titullin e pestë në Formula 1 dhe u bë vetëm piloti i pestë që kjo gjë i shkoi për dore në histori të garave.

Hamiltonit për titull i mjaftonte edhe pozita e shtatë në Meksiko dhe nuk u angazhua shumë që të arrijë në podium. /Ballkani.info/