Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Hamdi Komoni – Loki, me numrin 51 në listën zgjedhore, ka falënderuar qytetarët e Prejlepit, Prokollukut, Irzniqit dhe të dy Ratisheve për përkrahjen dhe mikpritjen e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Komoni ka theksuar se mbështetja, fjala e mirë dhe besimi i qytetarëve janë burim force dhe motivimi për të vazhduar angazhimin me përkushtim dhe përgjegjësi.

Ai shprehu mirënjohje për secilin qytetar, duke nënvizuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre dhe të përfaqësojë interesat e tyre në institucionet e vendit.