Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka pretenduar se militantët palestinezë, Hamasi, vranë foshnja dhe “i prenë kokën” grave dhe fëmijëve në një sulm të pamëshirshëm në Kfar Aza, një fshat izraelit afër Gazës.

“Kur Hamasi erdhi këtu, ua preu kokën grave, ua preu kokën fëmijëve. Ne pamë foshnja, vajza të vdekura”, ka thënë për Independent, majori David Ben Zion, 37 vjeç.

“Ne ia dolëm të shpëtonim disa prej tyre, por shumica i gjetëm të vdekur në shtëpitë e tyre. Ata erdhën me vetëm një mision për të vrarë sa më shumë nga njerëzit tanë”, ka thënë ai.

Afro 40 trupa foshnjësh janë gjetur nga forcat izraelite në fshatin që u sulmua nga Hamasi.

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur që nga e premtja. Që nga ajo kohë, mijëra njerëz të pafajshëm nga të dyja palët kanë mbetur të vdekur.