“Halle-halle kjo Prishtinë”, problemet e shumta brenda një ditë me të cilat përballen qytetarët

Të jetosh në Prishtinë do të thotë që çdo ditë të përballesh me lloj-llojshmëri të parregullsive.

Vetëm gjatë ditës së sotme pati raportime të shumta për përdorim të qymyrit që shkakton dëme të mëdha në shëndetin e qytetarëve, në mirëmbajtjen e qytetit e gjëra të ndryshme.

Përpos kësaj, të mbushura thuajse janë të gjitha hyrjet e ndërtesave me mbeturina që shpesh herë e bëjnë qytetin të duket jashtëzakonisht keq.

E njëkohësisht në Prishtinë nuk mungojnë edhe ndalimet e veturave në gjelbërim, apo në vendet jo adekuate.

Pavarësisht sa të shtrenjta janë veturat, drejtuesit e tyre hezitojnë t’i ndalojnë ato në parkingjet e duhura, transmeton lajmi.net. Por ka të tillë qytetarë që edhe pse është vendi adekuat për lëvizje me biçikleta, dalin në këndin e veturave e vazhdojnë të drejtojnë biçikletat pa asnjë problem.

E natyrisht se përpos të dielave, ditët dhe netët e tjera janë çdoherë të rënda për pjesëmarrësit në trafik shkaku i kolonave dhe tollovive të shumta që ndodhin përgjatë rrugëve.

E me gjëra të tilla përballen çdo ditë qytetarët e Prishtinës, disa prej problematikave të shkaktuara nga vetë ata e disa të tjera nga pakujdesia e komunës./Lajmi.net/