Haliti: Kurti t’i takojë edhe ata që presin në rend para ambasadës së Gjermanisë

Pritja e mërgimtarëve nga kryeministrit, Albin Kurti të dielën në aeroportin e Prishtinës, ka nxitur debat në rrjetet sociale.

Analisti Afrim Haliti ka dhënë komentin e tij për këtë vizitë.

Sipas Halitit, Kurti do të duhej të takojë edhe qytetarët që presin në rend para ambasadave, në veçanti ambasadës së Gjermanisë.

“Përveç se në aeroport me e pritë diasporën, kryeministri bënë mirë t’i takoj edhe qytetarët që presin më rend për viza tek ambasada e Gjermanisë.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kërkesa e kosovarëve për t’u pajisur me viza pune nga vendet e BE-së është e lartë.

Postimi i plotë:

Përveç se në aeroport me e pritë diasporën, kryeministri bënë mirë t’i takoj edhe qytetarët që presin më rend për viza tek ambasada e Gjermanisë.