Haliti: Ka fshatra në Viti që nuk kanë rrymë që 24 orë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ka fshatra në Viti që nuk kanë rrymë që 24 orë.

Haliti në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë që mungesa e energjisë elektrike është shkelje e të drejtave të njeriut.

Kështu ai reduktimet i ka cilësuar si të papranueshme.

“Ka shumë fshatra në Viti që nuk kanë që 24 orë rrymë. Kur e len 24 orë vendbanimin pa rrymë është e patolerusheme dhe është në të vërtetë një shkelje flagrante e të drejtave të njërit dhe është e papranueshme. Ka qytetarë që kanë ardhur për pushime dhe nuk kanë rrymë”, ka thënë ai.