Hakmarrja: Anthony Joshua është kampioni i botës në boks, fiton me pikë ndaj Andy Ruiz

Anthony Joshua e ka fituar super meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite kundër Andy Ruiz Jr, pas 12 raundeve.

Boksieri britanik është shpallur për herë të dytë kampion botëror.

Joshua zhvilloi një meç fantastik, kur herë pas here lëshonte goditje të cilat edhe ia fituan ndeshjen.

Boksieri me prejardhje nigeriane ishte më i mirë në shumicën e raundeve, kundrejt Andy Ruiz i cili nuk ishte aspak në natën e tij.

Me vendim unanim, ai u shpall fitues pas 12 raundeve të zhvilluara dhe tashmë në rripin e tij mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO.