Haki Abazi: PDK e LDK janë mohuese të luftës së UÇK’së dhe janë zhvatës të shtetit

Anëtari i Vetëvendosjes dhe dikur numri dy në Qeverinë Kurti, Haki Abazi ka akuzuar PDK’në dhe LDK’në për bashkëpunim vetëm sa për ta mbajtur Listën Serbe në pushtet.

Abazi ka deklaruar se PDK dhe LDK janë zhvatës të shtetit, mohues të luftës dhe zvogëlues të dënimeve të kriminelëve serb.

Statusi i plotë:

Të friksuar por me zanat të vjetër, PDK po e bën veten degë të Podujevës, vetshkatrrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se cfarë ndodhi me 2 Milion euro nga thesari po bëhen gati për megahajnine e dimrit. LDK e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK në Drenas vetem me kalu dimrin. Sikur pranvera nuk do të vije kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besijana është vetëm ëndërr!

Të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvoglimin e denimeve të kriminelve serb për ta mbajtur Listen Srpska në qeveri dhe të gjitha keto kinse në emër të rimëkembjes ekonomike. Nuk rimëkembet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallekut me dorën institucionale dhe pasurim i klienteles elitare politike dhe avokatëve të mbrendshëm dhe të jashtëm.

Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmij 5 vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jolegjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.