Haki Abazi

Haki Abazi merret edhe me Shqipërinë: Policët atje duhet ta ruanin teatrin, jo ta prishnin

Në këtë kohë kur Kosova po përballet me pandeminë, zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi është marrur pak me Shqipërinë duke kritikuar Qeverinë atje për rrëzimin e teatrit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se policët në Shqipëri do të duhej të ruanin teatrin e jo ta prishnin atë.

“Në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, perveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Abazit:

Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve- 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen.
…edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë!
Në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, perveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike.
Mos pyetni pse tkurremi vazhdimisht dhe pse jemi mbrapa të gjithëve në procese, nëse vazhdimisht rrënojmë e prejmë degën e radhës ku qëndrojmë vet.
Nuk ka demokraci pa demosin, ka vetëm diktaturë!.