Më 3 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti kishte zgjedhur për zëvendëskryeministër një figurë që nuk ishte shumë gjatë në Vetëvendosje. Për habinë e të gjithëve, ai nuk i kishte besuar këtë pozitë as Glauk Konjfucës, Albulena Haxhiut apo dikujt tjetër më të afërt, por, si zëvendësin e tij e kishte emëruar Haki Abazin, kritikuesin e tij të madh për vite me radhë.

Megjithatë, edhe pse ky vendim i tij kishte ngjallur pakënaqësi brenda partisë, emërimi i Haki Abazit si zëvendëskryeministër po del të jetë edhe vendim i “rrezikshëm” për vendin.

 Në raportimet e fundit të mediave dhe fakteve të cilat po dalin tani në sipërfaqe, ish zëvendskryeministri i Kosovës ka pasur zyre në Beograd dhe disa herë ka vizituar këtë qytet ku është takuar me funksionar të ndryshëm atje.

E kur kihen parasyshë kompetencat e zëvendëskryeministrit, që në shumë raste mund të zëvendësoj edhe vet kryeministrin, atëherë lindin shumë dyshime për qëllimet dhe vendimin e Albin Kurtit për ta emëruar Haki Abazin si zëvendëskryeminsitër.

Për disa muaj sa Haki Abazi ishte zënvendëskryeministër, ai ka pasur në dorë hic me pak se këto kompetenca:

–              Zëvendëskryeministri i Kosovës, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, ka për detyrë të ndihmojë kryeministrin në caktimin e prioriteteve, në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të Qeverisë.

–              Me autorizimin e kryeministrit, zëvendëskryeministri merr pjesë në hartimin e vendimeve dhe akteve të tjera që rregullojnë aktivitetet e kabinetit të kryeministrit dhe qeverisë.

–              I mbikqyrin aktivitetet e organeve operative të Qeverisë dhe sigurojnë zbatimin e përgjegjësive dhe të funksioneve të cilat u janë besuar organeve të tilla.

–              Zëvendësojnë kryeministrin në rast të mungesës.

–              Ushtrojnë detyra tjera të cilat u caktohen nga kryeministri.

–              Me autorizim të kryeministrit mund të marrin përgjegjësi që i janë dhënë kryeministrit.

Ndër të tjera, në deklarimin e pasurisë që e kishte bërë me 27 janar, sa ishte deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Abazi kishte deklaruar tri shtëpi, një trual dhe dy banesa në vlerë 805 mijë euro. Tri vetura të tipit Audi dhe letra në vlerë prej 140 mijë euro.