Haki Abazi i bindur se do ketë lëvizje për vizat: S’ka skutë ku mund të fshihen më

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi u shpreh i bindur se gjatë këtij viti do të ketë lëvizje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave.

Në Tëvë 1, Abazi tha se tashmë nuk ka asnjë vend ku mund të fshihen ata që ishin skeptikë sa i përket këtij procesi.

Sipas tij, duhet që të gjithë të punojnë pareshtur në mënyrë që të fitohet liberalizimi i vizave.

“Për liberalizim të vizave jam i bindur se do të ketë lëvizje dhe nuk ka skutë ku mund të fshihen më edhe më skeptikët e mundshëm të kësaj çështjeje, të gjithë bashkë por në anën tjetër gjithmonë duhet t’i paraprijmë në eliminimin e çfarëdo lloj justifikimi. Unë pa të keq e me shumë respekt për kompozicionin tonë si njerëz me një, si të themi, identitet i cili e gjithë bota na ka dalë në përkrahje në 99-tën në të njëjtën kohë ka element gjatë vizitës sime në Spanjë disa prej mediave në kryetituj kishin rastin e disa vjedhësve nuk di si me i quajt më thjesht”, tha ai.