Haki Abazi-Cramonit: Askush se merr seriozisht Enver Hoxhajn, është në grupin e kapësve të drejtësisë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, është përfshirë në debatin mes Raportueses gjermane dhe deputetit të PDK’së, Enver Hoxhajt, pasi ky i fundit vizitën e Viola von Cramon në Gjykatën Special e ka cilësuar si ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë.

Abazi i ka thënë raportueses gjermane se në Kosovë askush nuk e merrr seriozisht Enver Hoxhajn pasi ai i përket një grupi politik të cilët e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe kanë parandaluar Kosovën që të krijojë një sistem të pavarur gjyqësor.

“Askush se merr atë seriozisht, ai i përket një grupi politik që ka kapur drejtësinë dhe si rezultat ka parandaluar Kosovën që të ndërtoj një sistem të pavarur dhe të lirë gjyqësorë. Akuzat e tij janë të bazuara në mënyrën e vet të veprimit”, ka shkruar Abazi në twitter.