Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka njoftuar për punimet që po zhvillohen në stadiumin e skuadrës “Prishtina e Re”.

Tashmë faza e parë ka përfunduar dhe Hajvalia duket se do të bëhet me një super stadium.

“Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Prishtinës, tashmë ka përfunduar faza e parë e punimeve për stadiumin e FC “Prishtina e Re”.

🔜Faza e dytë do të vazhdojë me shtrimin e tapetit nga ana e Federatës, ndërsa ky projekt do të përfundojë me ndërtimin e tribunës lindore”, ka shkruar FFK.

Postimi i plotë: