Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka konfirmuar se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Por, thotë se tashmë e ka mposhtur këtë sëmundje. Ai i ka thënë express se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e ka njoftuar se është në mesin e të shëruarve.

“Po kam qenë i prekur, tashmë jam shëruar. Edhe Instituti ma konfirmoi se jam shëruar”, ka deklaruar Kuçi.