Vjedhje e rëndë

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë 100 mijë euro në Prizren, familja dyshon në të afërmit e tyre

Vjedhje e rëndë në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro.

Nga kjo çantë u vodhën 50 mijë euro.

Por, hajdutëve që arritën te futen në këtë shtëpi në fshatin Krajkë te Prizrenit duket se nuk i mjaftoi kjo shumë e parave.

Dy persona, që të enjten rreth orës 18:00, arritën të futen në këtë shtëpi kishin vazhduar të kërkonin edhe gjëra të tjera me vlerë.  

E ato arritën ti gjejnë në dhomën e njërit prej familjarëve, që sapo ishte martuar.

Këtu hajdutët morën stoli ari.

Vlera e tyre sipas familjarëve ishte 40 mijë euro.

E gjithë kjo ngjarje u filmua nga kamerat e sigurisë brenda shtëpisë.

Në pamjet qe T7 ka siguruar, aty shihet se 2 hajna që u futën brenda ishin të maskuar.

Madje njëri prej tyre duket se po mbante dëgjuese dhe po komunikonte me dikë tjetër.

Aty shihet se hajdutët  janë futur brenda duke e dëmtuar këtë dritare.

Ky mur u shërbeu atyre për të arritur deri tek dritarja.

Ndërkaq, pasi kryen këtë vepër ata u larguan përmes këtij livadhi.

Përderisa po kryhej vjedhja, familjarët e kësaj shtëpi thonë se ishin duke qëndruar në një shtëpi tjetër që gjendet afër.

Ata nuk kanë dashur të prononcohen për media, por kanë thënë që dyshojnë se këtë gjë e ka kryer ndonjë i afërm që e njeh terrenin e shtëpisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zyrtari për Informim nga Rajoni i Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se rasti është duke u hetuar.

Për këtë ngjarje kanë dëgjuar edhe banorët e tjerë të fshatit Krajk të Prizrenit.

Banorët këtu thonë se vjedhjet në këtë zonë janë shtuar kohëve të fundit.