Prishtina

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, Policia tregon se çka vodhën aty

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur disa ora dore, një laptop, disa stoli ari, dy lira dhe një DVR.

“VJEDHJA E RËNDË- Prishtinë, 21.10.2023-20:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona te panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën e hyrjes dhe nga shtëpia ia kanë vjedhur disa orë dore, një llap top, disa zinxhirë ari, dy lira si dhe DVR”, njofton Policia.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.