Njofton policia

Hajnat e therin me thikë qytetarin në Prishtinë, ia marrin çantën dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Prishtine një person ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën Shpëtim Robaj, te parku i qytetit në Prishtinë, ku viktima ka raportuar se është sulmuar me thikë nga tre persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, të dyshuarit viktimës ia kanë grabitur një çantë në të cilën kishte të holla dhe një telefon celular.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.