“Hajde vëlla”, Rakitiq shkruan në shqip në foto me Manajn

Rey Manaj është duke kaluar momente fantastike në karrierën e tij, teksa stërvitet me disa prej lojtarëve më të mirë në botë te skuadra e Barcelonës. 

Sulmuesi shqiptar kaloi në merkaton e janarit nga Albacete-s te Barcelona B, ndërkohë që prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.

Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave.

22-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur, raporton KJ.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Tëitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “ajde vëlla”, duke treguar edhe marrëdhënien shumë të mirë që ka mes shqiptarëve dhe kroatëve.