Liridona Ademaj

“Hajde bac se kam ba bukë”, mes lotësh babai i Naimit tregon për raportin që kishte me Liridonën

Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë për gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi, në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

Ai ka treguar për raportin e tij siç thotë të afërt me renë e tij tashmë të ndjerë, Liridonën.

@ballkani.info

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pas arrestimit të djalit të tij #naimmurseli #liridonaademaj #liridonamurseli #kosova #kosovopolice #shqip

♬ original sound – Ballkani.info

“Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë.” – është shprehur mes lotësh babai i Naim Murselit.

“Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë.” – ka thënë ai.