Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 28, Hajdar Beqa, ka qëndruar në Gjakovë bashkë me Përparim Gruda, ku kanë zhvilluar takime me qytetarë dhe kanë dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me sfidat e përditshme.

Përmes një postimi, Beqa ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë bashkëbiseduar nga afër me banorët e qytetit, duke theksuar se kërkesa për ndryshim politik dhe funksionalizim të institucioneve është gjithnjë e më e madhe.

“Bashkë me Përparim Gruda, gjatë vizitës në Gjakovë, takuam shumë qytetarë ku dëgjuam nga afër hallet e sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Vullneti për ndryshim dhe çbllokim të shtetit më 7 Qershor është i madh”, ka shkruar Beqa.

Vizita në Gjakovë është pjesë e aktiviteteve të fushatës së PDK-së në terren, ku kandidatët po zhvillojnë takime me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, me fokus te programi politik dhe kërkesat e komuniteteve lokale.