Hajdar Beqa i quan deputetët e VV-së praktikanta, Konjufca i thotë të ketë kujdes me fjalorin

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në fjalën e tij në seancën e Kuvendit i ka quajtur deputetët e Vetëvendosjes praktikantë, që ka bërë kryetarin e Kuvendit të reagojë .

Beqa ka thënë se ka respekt për disa deputetë të VV-së kurse disa të tjerë janë praktikantë.

“Për një pjesë të deputetëve të VV-së kam respekt por i shoh edhe do që shumica janë praktikanta nuk kanë pasur kurrë në jetë të vet mundësi me pa si shkon një procedurë parlamentare”, ka thënë Beqa.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i ka kërkuar deputetit të PDK-së që të ketë kujdes me fjalorin.

“Ju lutem keni kujdes me fjalorin parlamentar zoti Beqa”,  ka thënë Konjufca.