Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka njoftuar se ka vizituar banorët e Gurit të Kuq të Rahovecit.
Beqa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga Guri i Kuq i Rahoveci morëm mbështetje të fuqishme për PDK-në dhe programin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Edhe Guri i Kuq po i bashkohet platformës sonë politike për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar ai./Ballkani.info/







