Vjosa Osmani

Hahn pas takimit me Osmanin: Shpresoj të shoh së shpejti një qeveri të re në Kosovë

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, pas takimit më nënkryetaren e LDK’së dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmanin, në Bruksel, ka thënë se pret që së shpejti të krijohet qeveria e re e Kosovës.

“Shpresoj të shoh një qeveri të re në Kosovë së shpejti”, ka shkruar Hahn.

Tutje Hahn ka thënë se ka qenë një takim jashtëzakonisht frytdhënës dhe konstruktiv, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“I inkurajuar nga persekutimi i saj për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përcaktimin e saj për të përmirësuar jetën dhe perspektivën e të rinjve kosovarë”, ka shtuar tutje Hahn.

Për këtë takim në profilin e saj zyrtar ka treguar edhe vetë Vjosa Osmani.

“Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar ajo.

loading…