Hadërgjonaj tregon pse lojtarët bënë presion tek gjyqtari gjatë gjithë takimit

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka folur për medie pas takimit me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa ra në sy edhe paknaqësia e lojtarëve të Kosovës me gjyqtarin.

“Kemi ditur se jemi në fazë të vështirë. Kemi pasur mungesa por sonte kemi dashur të tregojmë vetën. Luftojmë secili për njëri tjetrin dhe për këtë shtet. Kemi treguar shumë dhe këtë pikë e marrim me vete në Kosovë.  Kjo ka qenë se jemi një kapitull i ri. Kemi treguar pozitivit. Muajin tjetër kemi dy lojë dhe shkojmë hap pas hapi”, tha ai.

“Janë emocione të lojës. Lojtarët luftojnë bashkë dhe mundohemi edhe referin ta kthejmë në anën tonë. U pa në fushë se gjithë shkuam bashkë te referi dhe u munduam të bënim dicka”, shtoi Hadergjonaj.