Florent Hadërgjonaj, futbollist i ri i Kombëtares së Kosovës, në emisionin “Favorit” në T7, ka zbuluar nëse e priste apo jo Kombëtaren e Zvicrës para se t’i thoshte “po” Kosovës.Mbrojtësi i djathtë e pranon se nuk ishte e lehtë ta bënte këtë ndryshim pasi në të kaluarën ishte ftuar nga “Helvetikët”.
“Nuk ka qenë e lehtë dhe as vetë nuk kam dashur të flisja për media për këtë temë sepse e pata bërë një lojë për Kombëtaren e Zvicrës. Më në fund është dashur edhe ata ta japin lejen, nënshkrimin për ta ndërruar Kombëtaren”.
“Kryesore është që unë jam këtu dhe do të luaj për Kosovën. I njoh shumë djelmosha të Përfaqësueses dhe po pres me padurim të debutoj”, theksoi futbollisti i Huddersfieldit.







