Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Sllovakisë.
Njëri prej futbollistëve që foli sot ishte Florent Hadërgjonaj, i cili u shpreh optimist për duelin me sllovakët dhe për kualifikimin historik të Kosovës në Botëror, shkruan “Gazeta Express”.
“Më i lumtur jam që jam kthyer me Kombëtaren, me djemtë këtu dhe si çdoherë e kemi atmosferën fantastike. E kam thënë edhe më herët, kjo ndeshje është, jo veç për mua, por edhe për krejt lojtarët, një ndeshje historike. Synojmë të arrijmë në finale dhe të shkojmë në Botëror. Është një lojë e jashtëzakonshme, jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi fokusin. Në ekip brenda e kemi një atmosferë shumë të mirë dhe besoj që ajo do të na ngritë sa më lart.”







